Treni Shkodër- Podgoricë përplas automjetin, 2 të lënduar

Fati ka qënë me babë dhe bir, pasi përplasja me trenin e mallrave të linjës Shkoder-Bajzë-Podgoricë, mund t'u kishte kushtuar jetën.Petrit Vuka 52 vjeç me detyrë punonjës policie ka qënë duke lëvizur me automjetin tip Gold, së bashku me të birin 17 vjeçar E. Vuka që ndodhej pasagjer në mjet, kur gjatë tentativës për të kaluar mbi shinat e trenit tek mbikalimi i fshatit Shtoj i Vjetër, është përplasur nga treni i mallrave që po lëvizte drejt stacionit të Malësisë së Madhe.Fatmirësisht shpejtësia e ulët e trenit dhe frenimi në kohë i mashinistit ka bërë që përplasja të mos jetë e fuqishme duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për babë e birë.Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.Ka qënë pakujdesia e 52 vjeçarit që solli përplasjen me trenin, ndërsa në këtë zonë vijon të mbetet shqetësuese mbikalimet në hekurudhë dhe mungesa e sinjalistikës.treni perplas makinen Malesi e Madhetreni perplas makinen Malesi e Madhe3