Serbi, shumica e partive parlamentare pro marrëveshjes me Kosovën
Të gjitha partitë parlamentare në Serbi, me përjashtim të Partisë Demokratike të Serbisë, kanë paralajmëruar se do ta mbështesin raportin e qeverisë për dialogun me Prishtinën dhe marrëveshjen e përafruar për normalizimin e marrëdhënieve.Duke folur lidhur me marrëveshjen Serbi – Kosovë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha:“Sot vendi ynë është i shkatërruar. Vetëm nëse kemi guxim, nëse ne nuk do ta gënjejmë vetveten dhe të tjerët, dhe vetëm nëse ne kemi vizion të qartë, atëherë ne, gjenerata jonë, do të jetë në gjendje ta ndërtoj vendin, në mënyrë që fëmijët tanë, nuk do të duhet t’i pastrojnë gërmadhat. Kjo është ajo përse ne zhvilluam negociata: për ta ndalur të kaluarën, varfërinë, dhe disfatat, që nuk kishin fund. Dikush do të duhej ta bënte këtë, në mënyrë që nga asgjëja të bëjmë diçka”.Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Serbisë, mbështetjen për marrëveshjen e kanë paralajmëruar të gjitha partitë në koalicionin qeveritar, por edhe shumica e partive në opozitë, në mesin e të cilave edhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike.Si arsye për mbështetje, deputetët e qeverisë dhe opozitës, theksuan se Marrëveshja për normalizimin e raporteve me Prishtinën është në interes të qytetarëve të Serbisë, megjithqë disa zgjidhje në të janë të pafavorshme për Serbinë.Para fillimit të seancës së Kuvendit, disa qindra vetë kanë protestuar kundër marrëveshjes me Kosovën.Protesta , e cila është siguruar nga forca të shtuara policore, kaloi pa incidente.