Fule: Serbia do ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën

Pavarësisht zërave se Serbia po synon të zvarrisë implementimin e marrëveshjes, Komisioneri Europian për Zgjerim Stefan Fule ka thënë se autoritetet serbe duhet të sigurojnë që në procesin e implementimit të përfshihen të gjithë ata që i përfshinë marrëveshja.Ai ka thënë se i takon Serbisë që të vendosë se çfarë rruge do të zgjedhë për të arritur këtë derisa ka komentuar për mundësinë që Serbia të organizojë referendum për këtë çështjes pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar sidomos përfaqësuesit serbë të Veriut.“Cilëndo do rrugë që do ta zgjidhni ajo duhet të na çojë më afër implementimit të marrëveshjes e jo të na largojë. Procesi nuk duhet të shtyhet, implementimi duhet të jetë i qëndrueshëm” ka thënë Fule në një konferencë të përbashkët për media me Presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic.“ Së shpejti do të shohim edhe një vlerë europiane – implementimin e marrëveshjes. Kjo është diçka që vendet i bënë më të forta dhe Serbia tani është më e fortë” ka thënë Fule.“Nuk ka dyshim se partnerët tanë serbë do ta implementojnë tërë këtë” theksoi ai.