Lezhë, pastrimi qytetit, projekti që nuk u zbatua kurrë

I pastër në letra, por krejt ndryshe në terren. Ky është realiteti në qytetin e Lezhës, ku bashkia shpenzon qindra mijë euro për të prezantuar këtë situatë ambientale.Vëzhgimi me kamera tregon se mbeturinat në Lezhë mund ti gjesh në cdo cep të qytetit, nga zonat turistike, ambientet publike dhe deri në institucione të rëndësisë së veçantë si splitalet.Por kjo situatë nuk është e re në Lezhë, ku Bashkia harxhon mbi 20 milion lekë çdo vit për pastrimin e qytetit. Dhe kjo shumë vetëm nga taksat e qytetarëve, sepse shuma të tjera të konsiderueshme jepen nga donatorët.Në të katër anët e ketij qyteti konstaton lehtësisht pirgje mbetjesh që krijojnë ndotje të ambjentit, por që depërtojnë edhe në lumin Drin.Vetë Bashkia e këtij qyteti nuk ka asnjë kosh për hedhjen e mbeturinave pranë ambienteve apo dhe brenda zyrave të saj, ndërsa nuk ka munguar pompoziteti për një sistem unik në vendin tonë, që sot mund ta cilësosh të dështuar.Venddepozitimet nëntokesore nuk kryejne asnjë funksion, e për më teper janë plot me mbetje që sdihet se prej sa kohësh janë aty, duke krijuar premisa për infeksione tashme që temperaturat janë në rritje.Në faqen zyrtare të bashkisë së Lezhës mund të gjesh të dhëna që tregojnë se projekti ishte i shkruar në letër dhe jo i realizueshëm.Po sipas vete zërit të Bashkisë vetëm gjatë vitit 2012 shërbimi i pastrimit do të zgjerohej me një sipërfaqe prej 20 %, por realisht ato vetëm sa janë ulur.Në bazë të projektit të nisur 6 vite më parë nga bashkia e Lezhës, nëpërmjet diferencimit të mbetjeve do të ulej sasia e dërguar në landfillin e Bushatit dhe do e rritej sasia e mbetjeve të përpunueshme.Por të dhënat zyrtare mungojnë. Këto të dhëna nuk ofrohen për median dhe publikun nga Drejtoria e shërbimeve duke mos dashur të pranojnë dështimin e madh në një projekt miliona lekësh.Sipas projektit fillestar, brenda vitit 2013 i gjithë qyteti i Lezhës do të mbulohej me shërbimin e pastrimit, cilësia e të cilit do të ishte e lartë. Por pamjet tregojnë se projekti mbeti në letër dhe nuk u bë kurrë realitet.