Municionet e tepërta në 19 zona, Gërdeci mbetet ende në rrezik, plan për demontim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 17:47
Në Shqipëri janë ende 19 pika të rrezikshme të identifikuara më municione aktive të paplasura që përbëjnë rrezik për jetën apo lëndime të tjera.Për këtë arsye Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën sllovene dhe Ministrinë e Mbrojtjes zhvilloi në Tiranë konferencën e kordinimit për progamin e hotspoteve me municione të paplasura në Shqipëri, ku merrnin pjesë perfaqesues të disa vendeve europiane.Zv. ministri i mbrojtjes, Ekrem Spahia, në fjalën e tij e vrui theksin tek përfundimi i demontimit të municioneve të tepërta.Ndërsa zv.ministrja e jashtme Edit Harxhi në fjalën e saj u shpreh se frocimi i sigurisë dhe garantimi i një mjedisi të pastër prej municioneve është prioritet për qeverinë shqiptare.