KQZ liron nga detyra anëtarët e PBDNJ-së në KZAZ, zëvendësohen me të LSI

Komisioni i Qendror Zgjedhor ka miratuar zëvendësimin e anëtarëve të komisionerëve të nivelit të dytë të PBDNJ-së me të LSI-së.Ndërkohë që janë emëruar edhe anëtarët e Partisë Republikane të cilët kanë zënë vendet bosh të lëna me largimin e LSI-së në opozitë. Përfaqësuesi ligjor i PBDNJ-së e kundërshtoi vendimin duke argumentuar se në kodin zgjedhor nuk parashikohet zëvendësimi.Ndërkohë që kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi, argumentoi se një vendim i tillë vjen i detyruar pas vendimeve të mëparshme për lirimin e anëtarëve të LSI.Më herët kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një konferencë për mediat u shpreh se nuk njohin vlefshmërinë e KQZ-zë dhe të vendimeve që merren.Komisioni Qendror Zgjedhor ndër të tjera miratoi edhe një vendim për pjesëmarrjen e vëzhguesve në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjithashtu u miratua edhe plani për përmbushjen e projektit SEV në Qarkun e Tiranës.