Rama e njeh Sekretarin e Shtetit austriak me “Rilindjen”: Do hapim 300 000 vende të reja pune
Programin "Rilindje" kryetari i opozitës Edi Rama ia prezantoi edhe Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Mbrotjes së Konsumatorit në Austri.Z. Rama në Vjenë tha se në programin e Partisë Socialiste parashikohet hapja e 300 mijë vendeve pune, ku përparësi ka dhe arsimi profesional.Mbështetje të politikave sociale për Shqipërinë Kryesocialisti ka marrë edhe nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Financave, Adrea Schieder.Sipas komunikimit zyrar të kësaj partie thuhet se Scheder është shprehur se vendi ka nevojë për një rilindje, për një riforcim ku shteti të jetë i orientuar drejtë politikave sociale më afër qytetarëve të saj.Shefi i opozitës ka mbajtur edhe një leksion të hapur në akademinë diplomatike në Vjenë ku u tha të rinjëve për detyra e së majtës për vendin në raste se fiton zgjedhjet e 23 qershorit.Një nga pikat kyçe të bashkëbisedimit në Vjenë të Ramës dhe të rinjve ka qenë edhe marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Kryetari i opozitës tha se Kosova dhe Shqipëria janë vërtetë 2 qeveri po kanë komunikim të njëjtë, flasin të njëtën gjuhë, zbatojnë të njëtin plan strategjik të zhvillimit, bashkëpunojnë për arsimin, ekonominë. Rama tha se kur zgjedhjet ti fitojë e majta, do të punojë për të realizuar bashkimin kombëtar në BE.