Milot, gjendet një kufomë e seksit mashkull në mal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 14:14
Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mesditën e sotme në malin e Milotit.Viktima, Marku Marku 62 vjeç, është gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat nga kqyrja e parë e kufomës kanë theksuar se ajo është e padekompozuar.Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së personit ndërkohë që viktima është dërguar në morg ku do t`i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.