Vrasja në Krujë, arrestohet autori

Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin  Borizan.  Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Policisë Durrës ka deklaruar se Durim Xaka, u arrestua në një zonë malore mbi fshatin Borizanë.Gjatë operacionit për kapjen e shtetasit Durim Xaka, ky i fundit nuk iu ka bërë rezistencë shërbimeve të Policisë.Në cilësinë e provës materiale 28-vjecarit iu gjet dhe sekuestrua arma e krimit, thikë, dhe gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale ai pranoi autoresinë e veprës.28-vjeçari do të përballet me drejtësinë për "vrasje me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta".Ngjarja e rëndë ku mbeti viktimë 19-vjeçari Florind Kadiu u shënua mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes Borusia Dortmund-Real Madrid