Plagoset me thikë oficeri i antidrogës, kapet autori
Një oficer i antidrogës në qytetin e Durrësit është plagosur me thikë. Sami Gjyzeli 56 vjeç teksa ishte duke u kthyer për në shtëpi është qëlluar me thikë nga një person, i cili më vonë u arrestua nga policia.Policia e Durrësit sqaron se ka arrestuar Xhemal Ukën 20 vjeç si autorin e dyshuar të plagosjes së oficerit të antidrogës.Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00, në lagjen Nr.13 Plazh, ku 20 vjeçari e ka goditur me thikë Gjyzelin në bark.Ky i fundit ndodhet në reanimacion në spitalin rajonal të Durrësit, në gjëndje serioze për jetën.20-vjeçari pasi qëlloi 2-3 herë me thikë Gjyzelin është larguar menjeherë nga vendi i ngjarjes me një motor, por pas rreth një orë është arrestuar nga policia.Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.Gjatë arrestimit, autorit i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- një motorçikletë tip “YAMAHA”, pa targa dhe e drejtonte pa leje drejtimi;
- një thikë me hapje dhe
- një shkop metalik me hapje.
Në foto: Motori dhe sendet e tjera që iu sekustruan të arrestuarit[/caption][caption id="attachment_646108" align="alignnone" width="540"]
Në foto: Motori me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes i arrestuari[/caption][caption id="attachment_645753" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja[/caption]