Politikani serb në Tiranë: Ndjesë publike për krimet e luftës në Kosovë

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sandulloviç, nga Tirana drejtoi një thirrje të drejtpërdrejtë për klasën politike të vendit të tij, që të njohë pavarësinë e Kosovës. Sandalloviç, është politikani i parë Serb që del hapur kundër politikës së vendit te tij madje shkon me tej dhe kërkon falje publike për krimet e luftës në Kosovë. Zyrtari i lartë Republikan Serb dhe ai kosovar ishin në Tiranë në një takim me homologun e tyre shqiptar Fatmir Mediu.Për herë të parë në marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Serbisë, vjen një zë ndjese nga pala serbe. Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sandulloviç, tha se Serbia duhet të njoh zyrtarisht shtetin e Kosovës, ndërsa i bëri thirrje klasës poltike atje të kërkojë falje për krimet e luftës.Nikolla Sandulloviç: "Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di se çfarë është bërë në Kosovë, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mundë, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politiike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO".Sandulloviç, ndodhet për nje vizitë pune në Tiranë, bashkë me kryetarin e Partisë Republikane të Kosovës Faton Kurti. Ata janë pritur nga Kryerepublikani Fatmir Mediu. Tre kryetarët në prani edhe të përfaqësuesëve të tjerë të forcave politike, biseduan rreth krijimit të një Unioni Ballkanik Republikan. Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Mediu, shprehu vlerësimin e tij për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan.Fatmir Mediu: “Ajo që është e rëndësishme është që historinë tonë ta shkruajmë së bashku si histori europiane dhe vendeve anëtare të NATO-s. Padyshim që kërkohet një komunikim në të gjitha nivelet.”Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane të kosovës, Faton Kurti tha se Unioni Ballkanik Republikan, është një iniciativë që synon rritjen e mundësive të bashkëpunimit.Faton Kurti: “Bëjmë gjëra që qeveritë tona nuk kanë qënë në gjendje të realizojnë bashkë me Bashkimin Europian e të tjerë, i realizuam ne.”/Oranews.tv/