Ministrat e Kabinetit pranë njerëzve në nevojë në këtë prag festash

Festat e fundvitit dhe atmosfera e tyre ndryshuan sot rutinën e një dite të zakonshme pune për Ministrat e kabinetit qeveritar, Zëvendëskryeministrin dhe Kryeministrin gjithashtu.Në një ditë jo si të tjerat, ata ishin sot pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe vëmendje, për të uruar dhe për të dhuruar, si dhe për të përcjellë mesazhin se askush prej tyre, nuk është vetëm në gëzimin e pragfestave.Kryeministri Rama ishte në Qendren e Femijeve me aftesi te Kufizuar nw qytetin e Durresit.Zëvendëskryeministri Peleshi ishte në Korçë, mes vogëlusheve të Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet.Po ashtu edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, ishte në Korçë ku përcolli urimet dhe dhuratat e Institucionit që drejton në Qendrën ditore për Personat me aftësi të Kufizuar në Korcë.Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë Haki Çako dhe pjesëtarë të stafit të ministrisë kujtuan me respekt dhe mirënjohje, policët e rënë në krye të detyrës, teksa zhvilluan një aktivitet me fëmijët e tyre, në një prej resorteve të kryeqytetit.Shtëpia e të moshuarve në Fier mirëpriti Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cila u takua me të moshuarit dhe i uroi atyre një vit të mbarë dhe të gëzuar, në institucionin që përkujdeset për ta, me përkushtim dhe dashuri.Ministri i Shtetit për çështjet vendore uroi  në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte në Shkodër, në shtëpinë e të moshuarve.Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ishte mes të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.Ndërsa shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë mirëpriti sot miq të vjetër si kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, uruan dhe shpërdanë dhuratat në qendrën e kujdesit social në fshatin SOS.