Në ish-kampin e të burgosurve në Torovicë vijon të jetohet
Janë mbi 50 familje të ardhura nga zonat e thella verilindore të vendit që jetojnë në kushte ekstremë në ish-kampin e të burgosurve rrëzë malit të Rrenxit në Lezhë.Mungesë të ujit të pijshëm, rrugë të shkatërruar plehra nga të gjitha anët dhe banesa që vetem emrin kanë të tillë, janë disa prej halleve të përditshme të këtyre banorëve.Flamujt e fushatës dhe ngjyrat ende te pazbardhura nga dielli, tregojnë se premtimet janë dhënë edhe për përmirësimin e jetesës së tyre.“Nuk kemi asnjë kujdes nga pushteti vendor. Nuk ka punë” thonë banorëtBanorët tregojnë se vetëm gjatë vitit të fundit mbi 70% e të rinjve nga ky komunitet janë larguar drejt vendeve të BE-së për një jete më të mirë.“Shumë kanë ikur nga këtu drejt Gjermanisë sepse këtu nuk kishin punëPavarësisht rropatjeve për të punuar, gjendja ekonomike e këtyre familjeve është shumë e dobët./Oranews.tv/