Fier, maskat grabisin pikën e transfertës së parave
Grabitet me maska dhe armë pikën e transfertës së parave në Fier.Lajmi konfirmohet nga vet punonjësi i kësaj pike si dhe nga policia Fier.Sipas këtyre burime informacioni por edhe nga dëshmimtarë okularë mësohet se dy persona me maska dhe armë kanë hyrë të pa shqetësuar në dyqan.Kanë marrë nën kërcënimin e armës shumës afro 1, 5 milion lekë të vjetra që kanë pasur gjëndje në ato momente duke i futur në një çantë ngjyrë blu dhe kanë dalë.Ata janë larguar në ngushticën midis një shkolle private e një lokali ku atje i ka pritur edhe automjeti ku janë larguar më pas.Policia ka shkuar menjëherë në vëndngjarje , po merr në pyetje punonjësin por edhe persona që kanë dieni për këtë ngjarje.Zyrtarishtë policia Fier pohonë : " Në afërsi të lokal "Grand", te ish policia e vjetër, dy persona të veshur me xhup të zi dhe syze, kanë marrë me dhunë rreth 1000 euro në një pikë këmbimi parash dhe janë larguar".Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Kjo është grabitja e dytë e ndodhur brenda 24 orësh. Një tjetër grabitje u raportua në roët e vona të mbrëmjes së të dielës 27 dhjetor në qytetin e Lushnjes.Objektiv i grabitjes ishte një supermarket.[caption id="attachment_645516" align="alignnone" width="637"]
Ne foto: Pika e transfertave te parave e grabitur ne Fier[/caption]