Credins Bank dhurata familjeve në nevojë bashkë me Kryqin e Kuq
1 mijë familje në nevojë në 22 qytete të Shqipërisë do të mund ta festojnë ndryshe këtë fundvit. Kjo falë dhuratave të Credins Bank në bashkëpunim me kryqin e kuq shqiptar.Credins Bank dhe kryqi i kuq shqiptar në kuadër të festave të fundvitit i kanë ardhur në ndihmë 1000 familjeve në nevojë duke u shpërndarë atyre dhurata me produktet bazë të tavolinës së fundvitit.Për drejtuesit kjo është një menyrë e mirë për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve të cilat ashtu sikurse çdo familje tjetër shqiptare ka të drejtë të gëzojë.“Credins Bank këtë fundvit ndërmori një nismë që e quajmë të ndihmojmë shoqërinë dhe familjet në nevojë.Ky aktivitet si këtu në Tiranë organizohet në të gjithë Shqipërinë në mbështetje të familjeve në nevojë.”“Po këtu në Tiranë shpërndahen paketat për fundvit për t’i dhënë mundësi njerëzve që nuk kanë mundësi për të festuar Vitin e Ri, të kenë dhe ata mundësi për të mbushur tavolinën e tyre.”Credins Bank dhurata ka shpërndarë edhe në 22 qytete te tjera te Shqipërisë për njerëzit në nevojë./Oranews.tv/