Eksportet në rënie të lirë, ulen me 9.1% krahasuar më një vit më parë
Eksportet shqiptare kanë rënë djeshëm dhe për muajin nëntor. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky element i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare ka ardhur në përkueqësim e sipër duke u ulur me 9.1% krahasuar me nëntorin e 2014 dhe me 3.8% në krahasim me tetorin e 2015.Kjo ka bërë që defiçiti tregtar i këtij muaji të jetë 29 mld lekë duke u rritur me 10.3% krahasuar me nëntorin e 2014.Ndërkohë ulja vjetore e eksporteve këtë muaj është ndikuar nga grupet minerale, lëndë djegëse energji elektrike me -12.7 pikë përqindje.Rënia e prodhimit të energjisë duket se ka zënë ndikimin kryesor në rënien e përgjithshme të eksporteve shqiptare.Në muajin nëntor 2015 vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë Italia me 5.1%, Greqia me 14.7% dhe 14.9%.Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pësuar uljen më të madhe janë Kosova, Malta dhe Spanja. Shkëmbime tregtare me vendet e BE zënë 67% të të gjithë tregtisë së jashtme të Shqipërisë.