Kodi zgjedhor, Topi: Të jetë pjesë e reformës në drejtësi

Fryma e Re Demokartike, ka mbledhur Asamblenë Kombëtare për të diskutuar mbi arritjet e vitit 2015 dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Bamir Topi, tha se viti që po lëmë pas ishte vit kaosi politik ai kërkoi që kodi zgjedhor të jetë pjesë e reformës në drejtësi.Kryetari i Partisë Fryma e Re Demorkatike, Bamir Topi, ka kërkuar që reforma zgjedhore të trajtohet si pjesë e reformës në drejtësi. Sipas tij, ligji zgjedhor është i deformuar dhe lejon që partitë me pushtet monetar të blejnë votën.Bamir Topi: “Ne jemi që ky ligj të bashkëshoqërojë reformën në drejtësi për t’i hapur rrugë një normaliteti së pari në politikë, në parlament dhe më pas në të gjitha linjat.”Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të FRPD-së, Topi, ishte mjaft kritik me klasën politike, duke i akuzuar për kriminalzimim të institucioneve ndërkohë që ligjin e cilësoi hipokrizi.Bamir Topi: “Si ka mundësi që në të njëjtën kohë kur tek ty duhet të vijë përgjegjësia e madhe për atë që ka ndodhur, ti je në ekstazë, je i lumtur që po bën një ligj tjetër për të dekriminalizuar pikërisht kriminalizmin e asaj që ke bërë ti.Kjo është historia.”Bamir Topi, kërkoi angazhim për reformën në drejtësi duke e cilësuar si thelbësore për vendin. Topi tha se reforma duhet të fokusohet në dy linja kryesore:Bamir Topi: “ Reformë që kap dy linjat, kap linjën politike,kap dhe linjën tjetër juridike.Pa një reformë tërësore do ishte shumë e vështirë që gjerat të shkojnë mbarë në Shqipëri.”/Oranews.tv/