Cani: Përfitojnë 600 mijë pensionistë nga 2-3 mijë lekë

Pensionistët dhe shtresat në nevojë do të marrin shpërblime për festat e fundvitit ndërkohë që pritet që akti normativ të publikohet nga qeveria brenda ditës së hënë.Ministri i Financave Shkëlqim Cani e dha lajmin e mirë pas një vizite të zhvilluar në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë.Edhe pse nuk dha detaje konkrete Ministri i Finanacve deklaroi se për ndarjen e shpërblimeve, në fuqi mbetet skema e vitit të kaluar.Grupi i punës në Ministrinë e Financave ka llogaritur fondet për përfitim shpërblimi në masën 3 mijë lekë për pensionistët kryefamiljarë dhe 2 mijë lekë për pensionistët e tjerë.Një tjetër kategori përfituese do të jenë dhe personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike.Masa e shpërblimit për këtë kategori do të jetë 3 mijë lekë. Ndërkohë shpërblimet për administratën do të jenë në bazë të performancës së punës.Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e policëve, por ende nuk dihet nëse do të ketë shpërblime për mësuesit dhe mjekët. /Oranews.tv/