Rama: Dramatike, 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuar pa arsimin bazë
Personat me aftësi të kufizuar janë ndër grupet më të diskriminuar në Shqipëri, por kryeministri Rama premtoi se vitin e ardhshëm qeveria e tij do të angazhohet për të luftuar fenomenin. Teksa ka marrë pjesë në një takim për kujdesin social në Durrës, Rama ngriti shqetësimin se 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk marrin as arsimin e duhur.Kryeministri Edi Rama e cilësoi dramatike atë që po ndodh në arsimimin e e personave me aftësi të kufizuar, ku rreth 64% e këtyre fëmijëve nuk marrin arsimin bazë.Duke folur nga Durrësi në Qendrën e Zhvillimit, Rama tha qeveria përgjatë 2016-ës do të luftojë diskriminimin me të cilin përballet kjo kategori.Rama: Fatkeqësisht ne jemi ende një shoqëri që nuk jemi plotësisht e hapur ndaj personave me aftësi të kufizuar, duke harruar që aftësia e kufizuar nuk qëndron tek individi. “Paaftësia ime nuk ekziston tek unë sepse po përdor një karrige me rrota por për shkak se mjedisi rreth meje është i paarritshëm”, thotë një vajzë me aftësi të kufizuar.Duke ju referuar të dhënave zyrtare jemi në një situatë dramatike të trashëguar vit pas viti sepse rezulton që 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuar të moshës shkollore nuk e frekuentojnë arsimin e detyrueshëm. Për Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, tryezat festive me personat me aftësi të kufizuar duhet të kthehen në një traditë .Klosi:Të krijojmë një traditë e cila të jetë e çdo viti. Data 28 diçka para Vitit të Ri ne të bëjmë një festë me të gjithë këta njerëz dhe të kemi mundësinë që kjo ditë e festës të shërbejë si pikë mbështetëse gjatë gjithë vitit.Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e bizneseve, mediave dhe personaliteteve të njohura në fusha të ndryshme në vend, organizoi 28 aktivitete festive në 28 institucione të përkujdesit social në të gjithë vendin.