Tahiri: Kush ka makina luksoze do ndëshkohet më rëndë

Automjetet luksoze do të kenë gjobë më të lartë se automjetete modeste në rast se drejtuesit e tyre shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sqaroi se ky sistem  progresiv gjobash, pritet të aplikohet brenda vitit 2016 dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve.Tahiri: Nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një makinë modeste dhe një makinë superluksoze, mbi të gjitha me një cilindrat të lartë përsa kohë që në rast shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dëmin e bëjnë ndryshe. Makina e vogël bën një dëm më të vogël, makina me cilindrat të madh bën një dëm më të madh.Tjetër risi do të jenë edhe gjobat këshilluese ku polici rrugor ka për detyrë të këshillojë drejtuesin e mjetit në radhë të parë dhe në rast përsëritje të shkeljes aplikohet gjobë.Tahiri: Punonjësi i policisë duhet të jetë edukativ dhe pastaj represiv ndaj qytetarit. Kjo do të thotë që në radhë të parë punonjësi i policisë duhet të këshillojë me detyrim qytetarin, pra jo direkt te gjoba , kështu i jep mundësi edhe qytetarit të kuptojë si mund të përmirësojë sjelljn e tij në rrugë.Ministri Tahiri i bëri këto deklarata në përfundim të aktivitetit me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës