Yldon Media Group dhurata për 42 moshuarit në Kavajë
Në prag të Vitit të Ri, Yldon Media Grup ishte e pranishme në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë për të ofruar dhurata dhe për të sjellë një atmosferë ndyshe për këtë kategori. Tashmë e kthyer në këtë traditë, Presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi synon të sjellë një atmosferë sa më festive për kategoritë që kanë nevojë për përkujdesje sociale. Në këtë institucion ishte edhe Ministria e Integrimit Klajda Gjosha për të treguar vëmendjen dhe përkushtimin e qeverisë ndaj të moshuarve.Festat e fundvitit nuk do ishin te plota nëse vëmendja ndaj shtresave vulnerabel nuk do ishte maksimale. Përkushtimi ndaj moshës së tretë në këto ditë festash sjell respektin për jetën dhe sakrificën për edukimin e brezave të rinj. Yldon Media Grup vendosi të ishte pranë të moshuarve në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë me dashuri dhe kujdes të posaçëm për pjestarët e kësaj familje të madhe. Yldon Media Group dhe Presidenti Ylli Ndroqi përmes dhuratave shpreh vëmendje ndaj këtyre të moshuarve që ata të mos ndihen vetëm.Ilva Tare: “ Ju jeni në një farë mënyre ndërgjegjia dhe përgjegjësia e shtëpisë sonë. Gjendja ku ju jetoni dhe mënyra se si ju jetoni moshën është shumë e rëndësishme por edhe pasqyrë e shoqërisë që reflektohet te ju. Presidenti i RTV Ora News dhe Yldon Media Group,Z.Ylli Ndroqi ka menduar disa dhurata simbolike për të uruar një Vit të Ri sa më të mbarë në 2016."Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha përcolli urimet me te mira nga shtëpia e të moshuarve në Kavajë.Klajda Gjosha: “Unë jam një vajzë që në fakt jam rritur me gjyshe, me gjyshër dhe e di shumë mirë se sa shumë dashuri dhuroni ju në jetën tuaj. Realisht kjo është diçka që ne duhet t'iua themi çdo ditë.Jo vetëm fjalë por shteti duhet të bëjë më shumë.Më shumë përkujdesje, më shumë ambjente për ju dhe më shumë për shëndetin tuaj sepse nëse keni shëndetin ju keni gjithçka.”Aktivitetet kulturore sollën gjallëri, ndërsa në hollin e këtij insticioni nisën të ndahen dhuratat.E moshuar: “Ju falenderojmë përzemërsisht për ardhjen tuaj, për përkujdesin tuaj që ju keni ndaj nesh. Uroj dhe Presidentin e Ora Neës, Ylli Ndroqi.Ju uroj të gjithë si staf, faleminderit shumë."Në këtë institucion jetojnë 42 të moshuar. Arsyet e tyre janë të ndryshme, për shkak të ekonomisë së dobët të familjes, emigrimit, konfliktet në familje apo pamundësia për të patur një fëmijë. Mes historive të trishtueshme, vlen të kujtohet dhe kjo thënie e Nënë Terezës e cila qëndron në holl si një kujtesë për të gjithë për të dhuruar dashuri ku ka urrejtje dhe gëzim ku ka mjerim. /Oranews.tv/