Ndryshon përsëri buxheti, akt normativ për blerje energjie
Qeveria detyrohet te rishikojë për të tretën herë buxhetin e vitit 2015 me qellim kalimin e fondve te KESH per blerjen e enegjise një nevoje e ngutshme pas mungeses së reshjeve dhe rënies se nivelit te ujit ne kaskaden e Drinit.Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri me dije se akti normativ parashikon rialokim të fondeve i cili do të vihet në dispozicion të KESH për të blerë energji elektrike. Sipas të dhënave të KESH hidrocentrali i Fierzës ditët e fundit ka pasur prurjet më të ulëta në 10 vite dhe prodhimi i energjisë elektrike është nën kapacitet për të ruajtur rezervat në kaskadën e Drinit.Cani: Patjetër sepse nuk ka si bëhet ndryshe. Duhet me akt normativ, biles nuk është cudi që akti të bëhet për dy arsyet, për pensionet dhe arsyeja e dytë energjia.Sipas KESH në kaskadën e Drinit janë regjistruar vetëm 3 ditë reshje në 6 muajt e fundit. Të dhënat tregojnë se prurjet janë 60 metër kub në sekondë, duke sjelle uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocenrtrali më i madh në vend. Niveli i Fierzës është në kuotën e 276.4 m një nivel i konsideruar i ulët ne stinen e dimrit.