Mbytet një anije peshkimi në Portin e Shëngjinit, nuk kishte persona në bord
Një anije peshkimi është mbytur në kalatën e Portit të Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, teksa anija sa po ishte ankoruar brenda portit. Kanë qenë punonjesit e portit që kanë vënë re fundosjen e mjetit lundrues dhe kanë njoftuar menjëherë kapitenerinë e portit, por pa mundur që ta shpëtojne nga mbytja edhe pse kanë ndërhyrë në kohë.Për fat të mirë në momentin e mbytjes së anijes, nuk ka patur asnjë përson brenda mjetit lundrues.Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet e menjëhershme dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se shkak i mbytjes ka qenë një pakujdesi përsonave që ndodheshin në mjetin lundrues të cilët kanë harruar njëren prej tapave të ajrimit të hapura çka ka bërë që ajo të mbushet me ujë dhe të fundoset në një thellesi prej 17 metrash.Tashmë ka nisur puna për nxjerrjen e anijes nga uji. Gjatë gjithë pasdites janë angazhur kapiteneria e portit të Shëngjinit sëbashku me një grup ekspertesh të ardhur nga Tirana, por pa mundur që ta nxjerrin mjetin lundrues nga uji.Operacioni i cili është ndërprere përshkak të erresires pritet që të nisë sërish mëngjesin e së martes ku brenda portit janë sjellë dy vinça të cilet pritet të ndërhyjnë për të nxjerrë anijen nga uji.Nga ana tjetër ka dyshime se mbytja e anijes të ketë sjellë edhe ndotje të ujit të detit në zonen përreth kjo duke ju referuar faktit, se anija sapo ishte furnizuar me karburant. Megjithatë i kontaktuar me telefon Drejtori i Portit të Shëngjinit Gjovalin Tusha ka deklaruar se është ndërhyrë në kohë për të eliminuar derdhjen e karburantit në det, duke e mohuar ndotjen. Tashmë do të jenë analizat që do të kryhen në ujë të cilët do të vërtetojnë një fakt të tillë.[caption id="attachment_645790" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Anija e mbytur në portin e Shëngjinit[/caption]