Mediu me ish-të përndjekurit: E djathta të marrë nisma në mbështetje të kësaj shtrese
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka adresuar kritika ndaj së djathtës shqiptare se ka lënë pa mbështetje ish-të përndjekurit politikë.Aleati i dempokratëve u tregua i kujdesshëm të vinte në dukje, se nuk tenton t'i marrë terren PD me inisiativa në përkrahje të kësaj shtrese, por apeloi për nisma ligjore për të qenë zëri i ish-të përndjekurve.Fatmir Mediu: A kemi ne realisht vlerësuar dhe mbështetur, integruar politikisht dhe institucionalisht sa duhet të përndjekurit si shtylla kurrizore e së djathtës, apo ndonjëherë me arrogancën tonë gjykuam se ata kishin detyrimin për të na mbështetur ne të quajturit të djathtë, sepse edhe kur organizoheshim për të ngritur zërin ne nuk kishim vesh për të dëgjuar. Ne nuk duam ti bëjmë hije kujt asnjë individi, as PD, por duam të bëhemi sadopak partner me ju.Mediu, i shtriu akuzat e tij jo vetëm tek PS, por edhe tek LSI, që bashkë po tentojnë të glorifikojnë komunizmin.Fatmir Mediu: Pushteti i sotme i PS-LSI është dukshmë në një revansh për të rikthyer në forma nga më të ndryshme glorifikimin e historisë së komunizmit, e cila është një fyerje e madhe për të gjithë shqiptarët. Në emër të muzeve të Enver Hoxhës, të bunkerëve e piramidave, dekorimeve të kriminelëve dhe persekutorëve të regjimit komunist, sic ishte rasti i At Zef Pllumbit, simboleve komuniste, fotografive të diktatorit në krah të qeveritarëve, deklarimet se jemi krenarë për prejardhjen dhe jemi krenarë për punën e bërë nga komunistët, kërkohet ti imponohet shoqërisë shqiptare.Mediu kërkoi që të hapen dosjet e politikanëve të lidhur me krimet e komunizmit si dhe të rishkruhet historia, pa deformime politike.