Pastiçeri "Divina", shtëpia e re e ëmbëlsirave në Tiranë

Pastiçeri “Divina” ka zgjedhur atmosferën e festave të fundvitit për tu rikthyer me ambiente të reja dhe gatimet e saj të ëmbla.E vendosur në një prej zonave më të populluara, “Divina” synon të kthehet në shtëpinë e re të ëmbëlsirave në Tiranë.Kristina Neranxi:Ju sonte jeni të ftuarit tonë special dhe duam t’ju ftojmë të shijoni me eksperiencën e këtij vendi.Harrojeni dietën për sot, por shijoni çokollatat, akulloret, biskotat dhe çdo gjë tjetër që kemi vënë në dispozicion në këtë hapësirë. Sllogani i “Divinës” është “Parajsa e shijes”.Me një menu të larmishme të gatuar nga shefat më të mirë italianë e shqiptarë, pastiçeri “Divina” është një ftesë e hapur jo vetëm për ata që i shijojnë të ëmblat.Efi Neranxi: Ëmbëlsirat janë brendet më të pashme në këtë vend, janë shtuar dhe bërë akoma më të mira nga profesorët tanë dhe akademia Neranxi.Rikthimi i pastiçerisë "Divina" u celebrua me një festë mes shijes dhe muzikës.