Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 37-vjeçari në Babicë të Madhe

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një  37 vjeçar  nga fshati Babicë e Madhe pasi ka kërcënuar me thikë një bashkëfshatar të tij pas një konflikti mes tyre.I arrestuari është Arjan Dervishi.Policia thotë se “arrestimi i këtij personi u krye në fshatin Babicë e Madhe, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjet mprehës thikë, shtetasin me iniciale F.S, 50 vjeç, banues në të njëjtin fshat”.Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale, si dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta".