Mbipopullimi i burgjeve, Zoto: Zgjidhje me përfundimin e burgut të Shkodrës

Përfundimi i burgut të Shkodrës, do të zgjidhë përfundimisht problemin e mbipopullimit të insitucioneve të vuajtjes së dënimit në vend.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se hyrja në funksion nga viti 2016 i burgut të Reçit do të garantojë më shumë të drejta për të burgosuritZoto: Për vitin 2016 përfundon dhe proçesi i ndërtimit të burgut të ri në Koplik. Me përfundimin dhe vënien në përdorim të këtij institucioni mbyllet njëherë e mirë problemi i mbipopullimit dhe standartizohen ose garantohet infrastruktura më e mirë le të themi përsa i përket respektimit dhe garantimit të të drejtave për të paraburgosurit dhe të dënuarit në vendin tonë.Zoto ishte në burgun e Fierit, ku me rastin e festave të fundvitit për rreth 790 të dënuar u organizua një koncert festiv, ku performuan emra të njohur të kinemasë dhe muzikës si Artisti i Popullit, Reshat Arbana, Ansambli Myzeqeja, etj.zoto/Oranews.tv/