Goditi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve pas konfliktit, arrestohet
Një 35-vjeçar nga fshati, Skroskë i Librazhdit ka rënë në prangat e policisë me akuzën e dhunimit të një çifti bashkëshortësh.I arrestuari është Ylli Stafa, ndërsa ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, por nga blutë është raportuar vetëm sot me arrestimin e autorit.Sipas policisë, “ky shtetas, më datë 18.12.2015, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit N.O, vjeç 66 dhe bashkëshorten e tij, shtetasen B.O, vjeç 62, të dy banues në fshatin Skroskë Librazhd”.Çifti i bashkëshortëve pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Librazhdit, mësohet se janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në vëndngjarje, sendin me të cilin i arrestuari goditi çiftin.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.