Protesta e opozitës, ja rrugët dhe sheshet ku ndalohet qarkullimi dhe parkimi
Dita e hënë në kryeqytet pritet të nisë me trafik të rënduar dhe të devijuar si rezultat i masave të marra nga ana e policisë për protestën e orës 10:00 të opozitës para parlamentit.Kështu duke filluar nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së hënë nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të protestës në rrugët e mëposhtme:1. Rruga "George Bush" ( nga Ura e Elbasanit - kryqëzimi tek sheshi "Sulejman Pasha" 2. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rrugës "Murat Toptani" 3. Rruga "Abdi Toptani" ( drejtoria e Burgjeve) 4. Rrugica prane Infosoft tek ish-PD.Gjithashtu në këto segmente rrugore, rruga "George Bush" ( nga Ura e Elbasanit - kryqëzimi tek sheshi "Sulejman Pasha" dhe rruga "Abdi Toptani" nuk do te lejohet kalimi i automjeteve duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundimin të aktivitetit.Rruga "Murat Toptani" për arsye sigurie do të jetë e bllokuar për qytetarët dhe protestuesit.Policia thotë se do të ketë devijim të trafikut në shumë segmente rrugore.Policia e Tiranës u sugjeron qytetarëve të largojnë automjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar kështu edhe punën e policisë rrugore.Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.“Kërkojmë mirëkuptimin e gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimet në këto segmente rrugore” apelon policia në komunikatën për mediat.