“Air France” ulje të detyruar, u dyshua për bombë në tualetin e avionit

Një avion i “Air France”, i cili ishte nisur nga Mauritius për në aeroportin “Charles de Gaulle” të Parisit,ka bërë një ulje të detyruar në Kenia pas një alarmi për bombë.Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin gjithsej 495 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi, teksa ishin nisur nga Mauritius në orën 21:00 të mbrëmjes së të shtunës.Ulja e detyruar u bë pasi njëri prej udhëtarëve spikati një pako të dyshimtë në tualetin e avionit.Zyrtarët e aeroportit ndërkombëtar të Kenias nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter njoftuan se objekti i dyshimtë është nxjerrë nga ekspertët dhe po ekzaminohet.Stafi i “Air France” nuk përhapi panik në radhët e pasagjerëve, duke mos u komunikuar lajmin derisa avioni u ul në Kenia.