Digjet kabina elektrike te “Tregu Elektrik”, ngjitur jetonte një familje rome
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2015, 11:41
Një kabinë elektrike në kryeqytet u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja u regjistrua në zonën e “Tregut Elektrik”. Flakët në kabinën elektrike vunë në rrezik edhe një familje rome e cila jetonte në çadra aty pranë. Banorët e zonës kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen, e cila ka mbërritur dhe ka vënë nën kontroll flakët. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në kabinë si dhe në një mjet që ishte parkuar ngjitur.[caption id="attachment_640784" align="alignnone" width="640"]
Kabina që u dogj nga zjarri[/caption][caption id="attachment_640785" align="alignnone" width="640"]
Mjeti i dëmtuar nga zjarri në kabinë[/caption]