Rriten çmimet e fruta-perimeve për festa, qytetarët apelojnë të merren masa
Rritja e çmimeve me afrimin e festave të fundvitit është kthyer tashmë në një problem të perhershëm për qytetarët pavarësisht ndërhyrjes së institucioneve.Qytetarët elbasanas deklarojnë se ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimit të frutave dhe perimeve dhe pritet që një trend i tillë të vijojë edhe në javët e ardhshme.Afrimi i festave të fundvitit ka rritur çmimet e fruta -perimeve në Elbasn. Ky është një fenomen pothuajse i përvitshëm në Shqipëri.Ndërkohë që qytetarët elbasanas kërkojne nga qeveria të ulë çmimet dhe të rrisë pagat dhe pensionet pasi çmimet në tregjet e fruta-perimeve në prag të festave të fundvitit janë të papërballueshme.Më shumë këtë problem e ndiejnë pensionistët, të cilët shprehen se me ato pak para që marrin e kanë të vështirë që të ushqehen.Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan çmimet kanë njohur rritje e kjo sipas tregtarëve se frutat e perimet vijnë me çmim të lartë nga furnizuesit dhe për shkak të përfundimit të prodhimit vendas.Sipas tyre pritshmëritë janë për një rritje të mëtejshme të çmimeve në ditët në vijim.