Protesta e PD të hënën,Deda: O sot o kurrë për ndryshimin, ose mallkoni kafeneve

Një ditë para protestës të thirrur nga të rinjtë demokratë, Partia Demokratike lëshoi apelin për pjesmarrje  në tubimin para parlamentit, të hënën në orën 10:00.Nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, tha se thirrja për pjesmarrje në sheshin e protestës nuk vjen vetëm nga PD, por nevoja e vendit për të ndalur keqqeverisjen.Deda: “Ne sot i detyrohemi vendit tone dhe vetes një reagim serioz për të thënë se nuk jemi dakord me vëllezërit dhe motrat tona që jo për fajin e tyre, nuk shohin më shpresë dhe po marrin rrugët ku të munden. Ne sot nuk mund të mjaftohemi duke thënë se këtu nuk ka më shpresë, perkundrazi ne vetë duhet të fillojmë të ndezim dritën e shpresës, sëpari duke reaguar ndaj keqqeverisjes”.Deda tha se të rinjtë kanë vetëm dy rrugë, të rrinë me duar ne xhepa e të mallkojnë kafeneve, ose të ngrihen dhe me energjinë e tyre të sjellin ndryshimin.Deda:“Protesta është i vetmi mjet demokratik që ne kemi në dispozicion për ta bërë këtë. Prandaj të dashur bashkmoshatarë, unë ju ftoj,  nesër në orën 10.00 të mblidhemi në protestë para parlamentit dhe ti themi ndal këtij modeli të papranueshëm qeverisje”.Teksa për demokratët duket çdo gjë gati, policia e shtetit  ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit si dhe  për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, policia e Tiranës bën me dije se  duke filluar prej orës 01:00 të mëngjesit të  së hënës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, deri në përfundim të protestës në rrugët e mëposhtme.

  1. Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rrugës “Murat Toptani”3. Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)4. Rrugica prane Infosoft tek ish-PD.
Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Julian DedaTë rinjë e të reja, studentë e studente, miq të dashur, përfaqësues të gjeneratës, të majtë, të djathtë dhe pa parti. Të hënën jemi të ftuar në sheshin e Protestës para parlamentit.Kjo thirrje nuk na vjen vetem nga Partia Demokratike, por nga nevoja e vendit për ta ndalur qeverisjen e sotme dhe për të hapur një rrugë të re.Kjo thirrje na vjen nga padrejtësia e thellë, ku gjysma e shqiptarëve janë në mjerim, ndërsa anëtarët e qeverisë rezultojnë të jenë më të pasurit në rajon.Kjo thirrje për çdo të ri, vjen nga padrejtësia, ku familjarë e kryefamiljarë po i japin fund jetës se nuk paguajnë dot dritat në këtë dimër të ftohtë, dhe askush nuk mban përgjegjësi.Kjo thirrje për çdo të ri, vjen nga fakti se secili nga ne, çdo qytetar i vendit që ka një biznes do të përfundojë në burg për një kupon, ku arsimi i lartë për të pamundurit është bërë i pamundur nga kjo qeveri.Ne sot i detyrohemi vendit tone dhe vetes një reagim serioz për të thënë se nuk jemi dakord me vëllezërit dhe motrat tona që jo për fajin e tyre, nuk shohin më shpresë dhe po marrin rrugët ku të munden. Ne sot nuk mund të mjaftohemi duke thënë se këtu nuk ka më shpresë, perkundrazi ne vetë duhet të fillojmë të ndezim dritën e shpresës, sëpari duke reaguar ndaj keqqeverisjes.Protesta është i vetmi mjet demokratik që ne kemi në dispozicion për ta bërë këtë. Prandaj të dashur bashkmoshatarë, unë ju ftoj,  nesër në orën 10.00 të mblidhemi në protestë para parlamentit dhe ti themi ndal këtij modeli të papranueshëm qeverisje.Kemi vetëm dy rrugë: 1. Ose do rrimë me duar ne xhepa e të mallkojmë kafeneve, ose të ngrihemi dhe me energjinë tonë të sjellim ndryshimin.O sot o kurrë.e4c5f6c6-8092-486a-b58a-904bbf0274ec /Oranews.tv/