Aksidenti me motora në rrugën Drithas-Rrëmbec, arrestohet drejtuesi i mbijetuar

Policia e Korçës arreston 30-vjeçarin Mikel . T, banues në fshatin Rrëmbec lidhur me aksidentin e një dite më parë në rrugën dytësore Drithas-Rrëmbec, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur rëndë dy të tjerë.Ngjarja u regjistrua pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Sheqerasit “ku 30 -vjeçari duke drejtuar mjetin motorr tip “Kawaski”, pa targë dhe pa leje drejtimi është përplasur me mjetin motorr tip “Loncin”, pa targë i drejtuar nga shtetasi Veip Kena , 55 vjeç, banues në Sheqeras.Si pasojë e përplasjes, Kena ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe vetë i arrestuari  Mikel. T dhe shtetasi  D.T, 27 vjeç që ishte  pasagjer i tij, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Korçë në gjendje të rëndë shëndetësore.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.