Ulja e temperaturave rrit çmimet e druve, kostoja shumë e lartë për një familje
Moratoriumi i pyjeve ka rritur ndjeshëm çmimin e druve të zjarrit në qytetin e Korçës.Ulja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit ka shtuar kërkesën e qytetarëve të Korçës për të blerë dru zjarri.Por ata shprehen se çmimi gjatë këtij viti është më i lartë dhe i papërballueshëm.Ulja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit dhe moratoriumi që nis në janar ka rritur çmimin e druve të zjarrit në Korçë.Qytetarët ankohen se përveç çmimit ka pasur shumë abuzime edhe me sasine e druve të tregtuara prej subjekteve private.Qytetarët ankohen se një metër kub dru që ata e blejnë aktualisht 16 mijë lekë të vjetra nuk është ne parametrat e duhura.Kundrejt kësaj pagese, blerësit thonë se i takon që për një dru zjarri të paguajnë afërsisht 1 mije lekë të vjetra, për shkak të sasisë së paket që ata marrin nga shitja me të ashtuquajturit kubikë.Gjatë stinës se dimrit, për një familje mesatare në qytetin e Korçës llogaritet një kosto prej 200-250 mijë lekë të vjetra për blerjen e gati 10 metra kub të druve të zjarrit.Për të shmangur këtë lloj abuzimi, por edhe rritjen e çmimit me ftohjen e motit, një pjesë e madhe e familjeve korçare shpejtojnë që të pajisen me dru zjarri që në periudhën e verës kur janë më të favorizuar për të përballuar këtë kosto ekonomike.