Qëlloi me armë zjarri 2 persona në qendër të Patosit, arrestohet 25-vjeçari

Arrestohet një person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. Policia e Fierit ka arrestuar 25-vjeçarin, Tauland Kola, banues në "Lagjen e Re" Patos .Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 07 Tetor 2015 ka vendosur masën sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ”Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “ Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur më datën 25 Qershor 2015 në qytetin e Patosit.Ky shtetas në bashkëpunim me tre të tjerë(aktualisht në masën e sigurisë "Arrest me burg"),pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur shtetasit Arsen Blutaj dhe Roland Sanxhaku.