Të kthyerit nga ISIS, Rexhepi: Program risocializimi, burgu nuk është zgjidhje
Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, pranoi në studion e lajmeve të Ora News keqpërdorimin e fesë Islame në funksion të terrorizmit megjithësë nuk kanë asnjë të përbashkët.Rexhepi: Është një e vërtetë shumë e madhe me të cilën tërë bota merret me të dhe tërë bota, edhe ajo botë që nuk i njeh parimet e pastra islame lirisht mund të besojë se mos ka ndonjë lidhje terrozmi, mos iniciohet nga Kurani famëlartë.Për Rexhepin një e vërtetë e hidhur dhe njollosje për gjithë shqiptarët janë edhe luftëtarët nga trojet tona që i janë bashkuar Shtetit Islamik.Rexhepi: Për bindjet tona ka qenë një njollosje jashtëzakonisht e tmerrshme, jo simpatike, një njollosje e urrejtur nga besimtarë të vërtetë të islamit, njëherazi dhe si popull shqiptar.Ndaj edhe Bashkësia Islame në Maqedoni ka hartuar një program për risocializimin e të penduarve dhe të kthyerve nga Shteti Islamik.Rexhepi: Kemi tentuar përmes programit, planit dhe axhendës sonë të bëjnë risocializimin e tyre përsëri në mjediset tona. Sepse jam shumë i vetëdijshëm se prej momenteve kur ata kanë marrë pjesë në ato fronte të çmendura, anticivilizuese, ata për ne nuk janë normal dhe ne me siguri nuk jemi normal për ata. Prandaj ka nevojë të risocializohen.Për shkaqet që i çojnë shqiptarët drejt ISIS, Rexhepi radhit të parin mungesën e njohjes së fesë.Rexhepi: Sidomos në ato mjedise ku njerëzit nuk i njohin mirë parimet fondamentale, esenciale të islamit, atje më lehtë e kanë ti manipulojnë këta njerëz.Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni vlerësoi rolin e komuniteteve në Shqipëri e Kosovë në luftën ndaj nxitjes e predikimit të ekstremizmit fetar.
Intervista e plotë:/Oranews.tv/