RSF: 54 gazetarë po mbahen peng, fenomeni në rritje
54 gazetarë profesionistë duke përfshirë edhe një femër po mbahen peng. Shifra është publikuar sot nga organizata e mirënjohur Reporters Without Borders.RSF bën me dije se numri i gazetarëve që po mbahen peng, burgosen dhe zhduken është rritur me 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar.Siria është vendi me numrin më të madh të gazetarëve që mbahen peng, 26 të tillë.Ndërkohë 18 gazetarë të tjerë mbahen peng në territoret e pushtuara nga ISIS, Siri dhe Irak.Lidhur me këtë çështje, sekretari i përgjithshëmi RSF-së, Christophe Deloire, ka thënë: “Jemi të habitur nga numri i të mbajturve peng në vitin 2015. Ky fenomen është çdo herë e në rritje, sidomos me rrëmbimet në Jemen, 33 gazetarë janë rrëmbyer nga Sandal-Kaedës, gjatë vitit 2015. Ku 13 prej tyre ende mbahen peng”./Oranews.tv/