Ilir Meta, Ramush Haradinaj dhe Stipe Mesiç trokasin gotat me raki në Tiranë

Pas takimit në Kosovë, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar sërish sot në Tiranë.Ora News ka siguruar fotot e takimit miqësor, në njërën prej të cilave trokasin gotat me raki.Në takimin mes tyre ka qenë i pranishëm edhe ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç.Kreu i Kuvendit Meta ishte ditën e dielë në Prishtinë në cilësinë e negociatorit mes palëve në Kosovë për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar atje.Meta u takua me homologun e tij Veseli, presidenten Jahjaga dhe liderët e opozitës.[caption id="attachment_632539" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Takimi i Metës me Haradinaj dhe Stipe Mesiç Në foto: Takimi i Metës me Haradinaj dhe Stipe Mesiç[/caption] [caption id="attachment_632540" align="alignnone" width="640"]meta haradinaj Në foto: Takimi i Metës me Haradinaj dhe Stipe Mesiç[/caption]