Fitoussi: Bëni një besëlidhje të re mes forcave politike për reformën në drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2015, 15:53
Nga Lezha ku në 1444 u mbajt Kuvendi i Princërve Shqiptar për shkëputjen nga lidhja me Perandorinë Osmane, kreu i Ambasadës franceze në Tiranë, Bernard Fitoussi, ka kërkuar një tjetër Besëlidhje.Fitoussi lidhjen e besës apo bashkimin ua kërkon forcave politike, por kësaj here jo kundër ndonjë pushtuesi, por për reformën në drejtësi.“Bëni një besëlidhje të re mes forcave politike për reformën në drejtësi”.Deklaratën Ambasadori francez e bëri gjatë një takimi me të rinjtë re Lezhës, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.“Proçesi i integrimit nuk realizohet pa gjithëpërfshirje.Të rinjtë forca drejtuese e së ardhmes”tha Gjosha.