Sigurimet shoqërore për profesionet e lira, Rama: Do paguajnë sipas zonave

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se do të ketë një vendim të qartë lidhur kontributet e sigurimeve shoqërore për pensionet e lira.Duke pranuar rritjen e tarifës për këtë kategori, Rama tha se do të ketë një ndarje zonale sa i përket kontributeve.Rama: “E vetmja kategori për të cilën do të rriten sigurimet janë avokatët, dentistët dhe një sërë profesionesh të lira.Nuk mund ta pranojmë dot që një avokat në mes të Tiranës të regjistrohet sikur punon në fason.Dhe ta deklarojë rrogën dhe të ardhurat e tij 200 mijë lekë ose 300 mijë lekë të vjetra. Nuk mund ta pranoj që një dentist i ka të ardhurat mujore 300 mijë lekë të vjetra.Por dhe për këta do të ketë një vendim të qartë, ndarje nëpër zona sepse tjetër është avokati dhe dentisti në Tiranë, tjetër është në Elbasan, tjetër është dentisti dhe avokati në qendër të Elbasanit dhe tjetër është në një komunë aty ku ka.Pra është një gëënjeshtër shumë e madhe.Nuk po hyj tu numëroj të gjithë gënjeshtrat se do na duhet të rrimë këtu deri pasnesër”.Rama: S’ka rritje sigurimesh për biznesin, propaganda e opozitës shpifjeDuke folur nga Elbasani në turin me moton “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”,Rama u ndal dhe tek biznesi i vogël dhe lehtësirat nga zerimi i taksave.Sipas tij propaganda e opozitës për rritje të sigurimeve është shpifje e radhës me qëllim për të mbjellë pasiguri në vend.Rama: Janë 83 500 biznese të vogla dhe Elbasani është një Bashki ku biznesi i vogël është një nga pjesët më aktive dhe që janë ndjerë më shumë në nevojë për të pasur një lehtësim të barrës së tyre.Duke filluar nga viti i ardhshëm kanë tre detyrime, të jenë të regjistruar dhe siguruar. Dhe sigurimet nuk janë taksa, janë për pensionin dhe shëndetin e atij që sigurohet. Shteti ka detyrë të imponojë sigurimet dhe të mos i lërë njerëzit pa siguruar, për të mos i ënë nesër pa pension dhe pa shërbim shëndetësor.Ndërkohë që bëhet një propagandë shumë e ndyrë për të mbjellë pasiguri, shqetësim dhe dëshpërim me gënjeshtra dhe shpifje. Një nga shpifjet është që për ata që janë në biznes të vogël, vërtet u bë zero taksa por do rriten sigurimet. Dhe në të njëjtën parti, disa thonë do rriten 3 herë, sa më lart të shkosh në atë parti aq më shumë rritet doza e gënjeshtrave dhe shpifjeve. Udhëheqësat thonë do rritet 6 herë dhe pastaj komandanti legjendar thotë do rriten 10 herë. Sigurimet nuk do të preken.Nuk ka asnjë rritje të sigurimeve për ata që jetojnë me biznes të vogël apo për ata që janë të punësuar. Të gjithë të puënsuarit qofshin në sektorin publik, qofshin në atë privat që përfituan 97% e tyre ulje taksash në një mesatare, nëse marrim një rrogë mesatare 400 mijë lekë të barabartë me rritje 7.5%, nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit.Zero.Rama tha më tej se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë filluar të ndjehen edhe tek qytetarët.Rama: Rezultatet kanë filluar ti ndjejnë dhe njerëzit në pjesë të ndryshme.Disa rezultate janë të jashtëzakonshme për njerëzit, është e jashtëzakonshme për ata që merren me biznes të vogël që nuk do të paguajnë më taksa. Më shumë se kaq për një familje apo një person të vetëpunësuar apo të punësuar në biznes të vogël nuk ka. Nuk paguan asnjë taksë. Gjithçka varet nga ty.Është e jashtëzakonshme për një të moshuar që me ligjin e vjetër të pensioneve e kishte praktikisht të pamundur të merrte pension që sot të marrë pensionin social, pavarësisht se pensioni social nuk është një pension i lartë,është pension modest, por sidoqoftë është një mundësi. Siç nga ana tjetër, për mijëra e mijëra njerëz dalja në pension këtë vit ka qenë një lajm shumë i mirë sepse me ligjin e ri u është dhënë mundësia të marrin një pension shumë më të lartë sesa çdo të merrnin me ligjin e vjetër, pasi u është dhënë mundësia të numërojnë të gjitha vitet që kanë punuar dhe jo të gjithë njësoj. Ke punuar 30 vjet apo ke punuar 5 vjet, pensioni njësoj.Ai vlerësoi edhe progresin në rritje të ekonomisë, duke vënë theksin tek qëndrueshmëria e saj.Rama: Është një fakt që ekonomia po rritet. Ishim në 2013 me një ekonomi që sipas statistikave, pak të besueshme por le ti marrim për të mirëqëna, u rrit me 1%, në 2014 ekonomia u rrit me 2.1% pra dyfish dhe presim në 2015 të rritet me 2.7% së pakti, ndërsa vitin e ardhshëm kemi një projeksion me 3.4%. Kjo rritje është një rritje e qëndrueshme dhe ky është aspekti më pozitiv i saj. Nuk është një rritje e mjaftueshme për të bërë të mundur që impakti i rritjes ekonomike të reflektohet njësoj siç është në ekonomi në përgjithësi tek buxhetet e të gjitha familjeve në formën e një çlirimi nga barra e shqetësimeve që mbart sot ekonomia e çdo familje.Sikundër për herë të parë këtë vit Shqipëria nuk krijon borxh të ri dhe vitin e ardhshëm fillon uljen e borxhit. Kjo nuk ka impakt të menjehërshëm, të drejtëpërdrejtë në buxhetin e çdo familje por është një garanci që ashtu si dhe në sektorët e tjerë hemoragjia tashmë është ndalur dhe operacioni ka filluar të japë rezultate.