Furnizohen me ilaçe qendrat shëndetësore të Librazhdit

Ministri i Shëndetësisë i shoqëruar nga deputeti i PS Taulant Balla ka inspektuar shpërndarjen e medikamenteve bazë në qendrat shëndetësore të Librazhdit. Beqaj theksoi se furnizimi i paraprin stinës së ftohtë të dimrit, që të mos ketë mungesa me barna për popullsinë.Për të shmangur mungesën e barnave në zonat e Librazhdit që izolohen gjatë dimrit, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar shpërndarjen e medikamenteve në disa qendra shëndetësore të rrethit.Ministri Beqaj tha se këtë vit do të aplikohen receta dy mujore për të sëmurët kronikë.Ilir Beqaj: “Janë rreth 205 mijë banorë që jetojnë në këto zona dhe marrin kujdes nga këto dy zona dhe këtë dimër. Ne garantojmë që nuk do të ketë mungesa me barna dhe materiale mjekësore në qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor.Që nga muaji prill ne zbatojmë recetën dy mujore me rimburësim që do të thotë që për shumë banorë të këtyre zonave mund të marrin furnizimin me barna deri nga mesi i dhjetorit , deri në javën e 3 të dhjetorit dhe ta kenë këtë deri në fund të shkurtit ku përgjithësisht është edhe momenti kur stina e dimrit fillon dhe zbutet."Taulant Balla: “Në Librazhd janë 6 qendra shëndetësore që mbulojnë shërbimin në shumë fshatra të vështirë për t’u arritur gjatë kohës së dimrit. Furnizimi bëhet që pa filluar reshjet e borës dhe deri në mars i kanë ato ilaçe bazë aty.”I pyetur për mungesën e ngrohjes në spitale, Ministri Beqja tha se po punohet për përmirësimin e infrastrukturës, duke marrë parasysh edhe fondet në dispozicion./Oranews.tv/