Pronat në Bregdet, ndahen 65 tapitë e para në fshatin Dhërmi
Për herë të parë pas viteve '90 në Himarë ndahen certifikatat e para të pronësisë. Janë 65 banesa të legalizuara në Dhërmi, një prej zonave ku çështja e mbivendosjes së pronës është më e nxehtë. Kryrbashkiaku i Himarës, u apeloi banorëve të bëhen pjesë e procesit duke regjistruar në ZRPP çdo pasuri që ata kanë.Për herë të parë në 25 vjet në Dhërmi, në një nga fshatrat e Bashkisë së Himarës, nis ndarja e tapive të banesave falë një projekti pilot që i referohet pronave të regjistruara në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme. Kryebashkiaku u apeloi qytetarëve të bëhen pjesë e procesit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të legalizojnë pronat.Jorgo Goro: “Të fillojmë me shtëpi, të vazhdojmë me tokat. Qytetarët e Bashkisë së Himarës, qytetarët e Dhërmiut e me radhë të pajisen me certifikata pronësie.Ajo që dua të theksoj është që qytetarët të vijnë të aplikojnë sepse është shumë e rëndësishme që ata të marrin pjesë në këtë nismë dhe të pajisen me atë që kanë kërkuar gjatë gjithë kohës, certifikata pronësie.”Etjona Hoxha: “ Ne ngritrëm një grup pune ndërinstitucional me ekspertë dhe specialistë të zyrës vendore dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, specialistë të bashkisë së Himarës, specialistë të Këshillit të Qarkut , të Komisionit të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë. Pas një viti kthehemi sërish me këtë projekt të finalizuar dhe me një produkt konkret.”65 certifikatat e para të pronësisë në Himarë shënojnë fillimin e një procesi që do të vazhdojë gjatë në zonën e njohur për problematikën nxehtë të çështjes së pronave./Oranews.tv/