Ndahet nga jeta Imzot Rrok Mirdita

Është ndarë nga  jeta Imzot Rrok Mirëdita. Prej 3 ditëve shkëlqesia e tij luftoi me vdekjen pas goditjes nga një hemoragji cerebrale. Gjatë misionit të tij në krye të Kishës Katolike, imzot Rrok Mirëdita u vu në ne shërbim te zhvillimit te harmonise fetare,  rilindjes se besimit ne te gjithe vendin dhe kapercimit te veshtiresive politike. Ndarjen nga jeta të arkipeshkvit e njoftoi  Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës.Ceremonia, dy ditë meshë, të mërkurën homazhetArkidioqeza Tiranë-Durrës bën publik ceremonialin që do të ndiqet këto ditë për shoqërimin ne banesën e fundit të Arqipeshkëvi të Tiranës Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirditës.Që sonte trupi i Arqipeshkëvit pushon në Katedralen e Shën Palit. Sonte Kisha do të jetë e hapur deri në orën 24:00.Ditën e nesërme me datë 8 dhjetor Kisha e shën Palit do të jetë e hapur për ata që duan të luten. Do të jenë dy meshë gjatë ditës duke qenë se nesër Kisha katolike kremton festën e Zojës së Papërlyer.Ditën e mërkurë me datë 9 shtator do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Të mërkurën në darkë në orën 16.00 do të kemi lutjen e mbrëmësores e më pas do të kremtohet mesha.Ditën e enjte me date 10 dhjetor në orën 10.00 do të fillojë mesha e funeralit të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.Predikimin do ta mbajë Shkëlqesia e Tij Imzot Gjergj Frendo Ipeshkëvi Ndihmës i Tiranë- Durrësit.Ndërsa salikimi dhe përshëndetje e fundit te varri do ta bëhet nga Shkëlqesia e Tij Imozt Angelo Massafra, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër Pultit.Trupi i Imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales në vendin e caktuar për varrimin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike.Shkëlqesia Rrok Mirdita mbylli sytë rreth orës 14:30 të pasdites së sotme në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza".“Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës me shumë dhimbje njofton se sot me datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14.30, në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës”.Ai gjendjej nën trajtim mjekësor prej ditës së premte, 4 dhjetor 2015, ku pësoi një insult cerebral.Po atë ditë ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirugjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirigjisë ku ka vazhduar në gjendje kome.Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirigjisë, gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ndërroi jetë duke u kthyer në shtëpinë e Atit.[caption id="attachment_632606" align="alignnone" width="640"]homazhe Ne foto: Homazhet e bera per Imzot Rrok Mirditen[/caption][caption id="attachment_632605" align="alignnone" width="640"]homazhe2 Ne foto: Homazhet e bera per Imzot Rrok Mirditen[/caption][caption id="attachment_632604" align="alignnone" width="640"]homazhe3 Ne foto: Homazhet e bera per Imzot Rrok Mirditen[/caption]Kush ka qenë Imzot Rrok Mirdita?Mons. Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic.Deri në 1973 ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të dioqezës së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij në New York për t'u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë qendrës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Bronks (Bronx).Në përkim me Arqipeshkvin e Tivarit Eminenca e Tij Card. Terence Cook, Arqieshkvi i Neë York,me një dekret të 19 qershorit 1981 e inkardinon në dioqezën e tij duke e ngarkuar me veprimtarinë baritore pranë  qendrës "Zoja e Këshillit të Mirë".Në 1985 Eminenca e Tij Kradinal O'Connor Arqipeshkëv i Neë York-ut e emëron administrator të qendrave Katolike Shqiatare "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe "Shën Pali".Në 28 shtator 1989 emërohet nga i  njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re "Zoja e Shkodrës", e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.Gjatë viteve në New York do të merret me përkushtim të veçantë me çështjen e të larguarve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndan dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, të cilët i trajtojnë si tradhëtarë.Në 1991 viziton Shqipërinë, që e kishte njohur përmes emigranëve shqiptarë  të  Sh.B.A-së dhe solidarizohet me plagët e këtij vendi të martirizuar.Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i  Durrës - Tiranë. Pas këtij emërimi largohet për tu vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit besuar kujdesit të tij baritor.Më 24 prill 1993 shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik  në Shqipëri , në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Të njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në dioqezë së bashku me Atin e Shenjtë.Në vitet 1994-2000 është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet fuqishën në lehtësimin e vuajtjeve të shkatuara nga lufta e Kosovës. Më 29 mars 1999 i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t'iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen me efktshmëri shumë prej tyre.Në vitin 1996 zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapo themeluar.Në vitin 2000 Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë ad honorem duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh.Në vitin 2002 përfundon ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.Në janar të vitit 2005 Papa Gjon Pali i II e lartëson në rangun e Arqipeshkvit Metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit Platinium e Metropolit.Kryetari i Bashkisë  së Tiranës i jep titullin Qytetar Nderi, duke vlerësuar ndihmesën e jashtakonshme të Arqipeshkvit për zhvillimin e harmonisë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njëjtin titull i jep edhe Kryetari i Bashkisë Rrëshen  për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare.Për më se 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike më Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme, t'i vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë.Për këtë arsye i ka nxitur misionarët që të angazhohen në fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore ( fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe një qendër për rekuperimin e të rinjve të prekur nga droga, dhe e gjithë kjo pa bërë diskriminime fetare e shoqërore.Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i ka akorduar "Urdhërin Nënë Tëreza" me motivacionin: "për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmedjen e veçantë të dialogut ndërfetar; për nagazhimin në themelimin einstitucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme".Në maj 2006 asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë e zgjedh rishtas Kryetar të saj.Në vitin 2010 presidenti i Republikes Z. Bamir Topi i akordon urdherin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 13 maj 2013 Akademia Ndekombetare Bonifaci 8 i akordon titullin Akademik Nderi.Ad-multos-annos-Aktualitet..... largea_imzot-rrok-mirdita1402852524 maxresdefault-700x394