Rrjedhje gazi në një pikë furnizimi në zonën e Kombinatit, nuk ka rrezik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2015, 15:08
Rrjedhje gazi në një pikë furnizimi në zonën e Kombinatit në kryeqytet.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrëfikëse për të vënë në kontroll situatën.Në pikën e furnizimit të gazit janë edhe forcat e policisë të cilat bëjnë me dije se situata është në kontroll dhe nuk ka rrezik nga rrjedhja e gazit.