Rama zbulon shkakun e papunësisë: Të rinjtë duan punë në shtet, jo tek privati

Qeveria duket se e ka gjetur përgjigjen për nivelin e lartë të papunësisë në rradhët e të rinjve.Kreu i qeverisë Edi Rama që ishte në Elbasan në vijim të turit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” deklaroi se të rinjtë kërkojnë punë në shtet.Rama: 75% e të rinjve të papunë në Shqipëri duan punë vetëm në shtet dhe nuk janë të gatshëm të punojnë në privat. Ajo që PS është përpjekur në qeveri dhe ne do vazhdojmë të përpiqemi, është që të garantojmë që të ketë sa më shumë meritokraci dhe sa më shumë trasnparencë për tu dhënë mundësi të gjithë mbështetësve tanë që mos t’ua marrë kush atë që meritojnë.Shefi i qeverisë kishte një përgjigje për të gjithe ata kritikë që mendojnë se reformat e qeverisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat.Rama: Kjo qeveri ka kaluar në formën e uljes së taksave dhe në formën e lehtësirave të tjera financiare 150 milion dollarë nga buxheti i shtetit në buxhetin e familjeve. Na duhet ende shumë përpjekje, na duhet ti çojmë deri në fund reformat për të filluar të marrim rezultate edhe më të mëdha dhe rezultate drejtëpërdrejt të prekshme.Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë disa herë të pranishmëve, pasi ju desh të ndërpriste fjalën për shkak të një situate jo të mirë shëndetësore.Rama: Më falni se jam pak i ngarkuar.Basha: Edhe sot ekranet i kishte zënë përsëri kokoshi.Për një moment pothuajse më erdhi keq për të, por pastaj e kuptova që nuk ishte punë zori, ishte punë vlerash. Po i ridhnin hundët, dhe ky që do pastronte Shqipërinë, nuk po pastronte dot as hundën e tij.