Sindikatat kërkojnë rritjen e pagave të mësuesve: E premtoi Rama në fushatë

Të ftuara në seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, Sindikatat e Arsimit shprehën rezerva me planifikimin buxhetor për arsimin në vitin 2016.Kërkesa e tyre themelore lidhej me rritjen e pagave të mësuesve, një premtim që Qeveria e ka renditur në fushatën elektorale.“Duhet që këtë vit, është viti i tretë i qeverisjes në fakt, duhet të ketë një rritje page. Për 2016 të mos jetë më pak, po kërkojmë minimumin, dyfishi i inflacionit me treguesit zyrtarë”.Alfred Peza: Ti lëmë hallet e partisë tek SHQUPI, hallet arsimit ti qajmë këtu.Kolë Nikolla: Këtu nuk kemi ardhur për të përcaktuar as se kush është Sindikata e qeverisë, as e opozitës, as Sindikata e kontratës kolektive, as kush është përfaqësueshmëria. Këto janë probleme teknike dhe të karakterit ligjor që zgjidhen në strukturat përkatëse.“Mësimëdhënia cilësore kërkon mësues cilësor, të kualifikuar dhe të trajnuar por edhe të paguar mirë.Kërkesa e Sindikatave të Arsimit është mbështetur edhe nga ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili kërkoi një rritje deri në 5% të pagave të mësuesve.Myqerem Tafaj: Çmimet në Shqipëri janë rritur, madje edhe çmimet e produkteve të shportës. Dhe për pasojë çdo pagë është goditur. Për rrjedhojë edhe pagat e mësuesve dhe të pedagogëve janë goditur. Kërkesa për të rritur pagën me dy herë inflacionin është një kërkesë realiste. Dy herë rritja e pagës së mësuesve, do të thotë rritja 5% e pagës, çka do të thotë janë 11 milion dollarë plus në fondin e pagave të Ministrisë së Arsimit.Sindikatat e Arsimit deklaruan se pas një viti diskutime me Ministrinë e Arsimit janë në prag të nënshkrimit të kontratave kolektive për mësuesit.