Moti i keq me mjegull të dendur, anullohet Ministeriali i Sarajevës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2015, 19:21
Anulohet Ministeriali i Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së dhe rajonit, që ishte parashikuar të mbahej në datat 7 dhe 8 dhjetor në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.Shkak për anulimin e Samitit u bënë kushtet atmosferike në aeroportin e Sarajevës.Shqipëria do të përfaqësohej nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.Tema e takimit të Ministrave te Brendshëm dhe të Drejtësisë ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë.Takimi i përbashkët i Ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahej për herë të dytë, pas propozimit të Ministrit Tahiri bërë vitin e kaluar, që të ishin pjesëmarrës dhe Ministrat e rajonit.