Kritikat e Ministrit për punësim, Klosi: Disa zyra të kurseve jashtë kontrollit të shtetit

Qeveria nuk i ka në kontroll të gjitha zyrat që ofrojnë kurse profesionale megjithëse ky profil është prioritar për qeverinë.Shqetësimi është ngritur nga Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi i cili gjatë një takimi me 12 drejtorët rajonalë të Shërbimit Kombëtar të punësimit rezervoi kritika të ashpra për sistemin e zyrave.Klosi: "Kemi sot në territorin e Shqipërisë me qindra zyra të vogla që ofrojnë formim profesional jashtë çdo kontrolli."Ministri Klosi urdhëroi që të mos jepet asnjë vërtetim papunësie nga drejtorët nëse qytetarët nuk figurojnë në listën e kërkesave për punësim.Klosi: "Numri i madh i punëkërkuesve të papunë që pasqyrohet te zyrat e Punës, më pas shkon te ndihma ekonomike si një numër fiktiv, shkon te pagesa e papunësisë, shkon te sistemi i pensioneve, te llogaritja e punësisë. Prandaj, zyrat tona të Punës duhet të jenë në ballë të një aksioni të ri për të luftuar informalitetin edhe në këtë sektor."Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi kërkoi që në vitin 2016 të zbatohet plani për të cilat zyrat e punës janë ngritur./Oranews.tv/