Vlahutin: Reforma në drejtësi e bën Shqipërinë si gjithë Europa
Duke marrë shkas nga përvjetori i 25 i Lëvizjes Studentore që kishte moto "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa" Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, tha se sot Shqipëria duhet të tregojë vendosmëri në përmbushjen e kesaj ëndrre. Shefja e diplomacisë europiane shprehu besim se vetëm reforma në drejtësi mund ta bëjë vendin tonë si gjithë Europa. Ajo shprehu keqardhje kur tha se Shqipëria është në udhëkryq mes një demokracie funksionale dhe një shteti të kapur.Tirane- Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, reformën në drejtësi e sheh si mundësinë më të mirë që Shqipëria të përfundojë ëndrrën e studentëve 25 vite më parë.Romana Vlahutin: "25 vite me parë studentet dolën duke thënë : e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është thelbi i reformës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Ka ardhur koha që të përfundojë ajo që studentet e nisën 25 vite më parë. Ai proces akoma nuk është mbyllur. Pas 25 vitesh Shqipëria është në udhëkryq. Zgjedhja është e thjeshtë të kemi një demokraci funksionale apo një vend të kapur"Duke folur në nje prej tryezave konsultative për Reformën në Drejtësi, shefja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, tha se kundër kësaj reforme rreshtohen vetëm ata persona të cilët e dinë se me miratimin e saj, aktiviteti korruptiv dhe kriminal i tyre merr fund.Romana Vlahutin: "Ekziston një rrezik që ata që nuk e duan këtë reformë, shpërndajnë informacione që nuk qendrojnë, për të trembur opinionin publik. Kur lexova se në një nga tryezat, një përfaqësues i EURALIUS, demek kishte thënë do largojmë nga puna 400 prokurorë e gjyqtarë. Kjo deklaratë nuk u bë asnjëherë, isha unë vetë aty. Madje u tha krejt e kundërta, reforma nuk është kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, por është për ata gjyqtarë dhe prokurorë që e bejnë punën me integritet"Ekspertja ndërkombetare e misionit EURALIUS, Agnes Bernhard, njoftoi se në fund të javës së ardhshme Komsioni i Venecias do të mblidhet për të miratuar opinionin për Reformën në Drejtësi të Shqipërisë. Ky do të jetë një opinion paraprak, pasi një ekspertizë e plotë do të jepet në muajn shkurt të vitit të ardhshëm./Oranews.tv/